Për shtëpi dhe industri
Profilet tona përdoren për shtëpi dhe industri duke plotësuar të gjitha standardet për çdo kategori
Transport & Magazinim i lehtë
Përveç cilësisë së lartë të produkteve tona, ne jemi të përkushtuar për të siguruar një transport dhe magazinim të përshtatshëm.
Zgjidhje me kosto efektive
Ne ofrojmë çmime të arsyeshme dhe ndihmojmë klientët tanë të bëjnë investime të mirëfillta.
Montim i lehtë dhe i shpejtë
Profilat tona janë të projektuar për t'u montuar me lehtësi dhe shpejtësi, duke e bërë procesin e ndërtimit më efikas dhe më pak stresues
Materiali me i mirë në treg
Ne jemi të angazhuar për të prodhuar profile me cilësi të lartë, duke përdorur lëndë të parë të klasit të parë.
Oferta nga më të ndryshme
Përveç modeleve dhe dizajneve të ndryshme, ne gjithashtu ofrojmë profile të ndryshme me dimensione dhe karakteristika të ndryshme për të plotësuar kërkesat e ndryshme të klientëve tanë.
Rezistencë e lartë e materialit
Përdorimi i lëndës së parë të cilësisë së lartë dhe prodhimi i tyre me standarde evropiane bëjnë që profilet tona të kenë një nivel të lartë rezistence.
Profil CW
Profil muri (profil mbajtës) për ndërtimin e shtyllave prej llamarine dhe për përdorim me karton gipsi. Profilet janë prej llamarine të galvanizuar me trashësi 0.50 – 0.60 mm. Profil muri per ndertimin e sistemit te lehte, te thate dhe antisizmik. Falë profileve tona të murit, ju e lidhni siç duhet strukturën e gipsit, duke i dhënë asaj stabilitet dhe qëndrueshmëri të pashembullt.
Profil UW
Profil muri (profil i kornizës) për ndërtimin e shtyllave prej llamarine, për përdorim me karton gipsi. Prodhuar nga llamarine i galvanizuar me trashësi 0,50 – 0,60 mm. Profilet tona të murit janë në dispozicion në shumë gjatësi dhe forma, kështu që ju mund të zgjidhni atë që i përshtatet nevojave tuaja.
Çfarë duhet të dini
CW & UW
Profile
Muret ndarëse të bëra nga profilet CW dhe UW formojnë të ashtuquajturat konstruksione të lehta llamarine. Përfitimet kryesore të teknologjisë përfshijnë:
Material i lehtë
Montim i shpejtë
Çmontim i lehtë
Udhëzues i thjeshtë instalimi
Sipërfaqe ideale të lëmuara
Çfarë duhet të dini
CD & UD
Profile
Profilet e lidhjes së tavanit dhe murit për konstruksione tavanesh të varura nga gipsi, të punuara sipas normave europiane. Profilet janë prej llamarine të zinkuar 0,50-0,60 mm të trasha. Profilet e tavanit lejojnë një ndërtim të sigurt dhe estetik që mund të përdoret si bazë e përhershme për tavanet ose papafingo.